Qëndrime kundër regjimit, arrestohet “Zaneti” i Iranit

Futboll

Qëndrime kundër regjimit, arrestohet “Zaneti” i Iranit

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:20
Qëndrime kundër regjimit, arrestohet “Zaneti” i Iranit

Qëndrime kundër regjimit, arrestohet “Zaneti” i Iranit. Stramaçoni: U mor me forcë në sy të djalit të tij 10-vjeçar!

Vuria Ghafori, mbrojtësi 35-vjeçar, i cili numëron 26 ndeshje me kombëtaren e Iranit është arrestuar për qëndrimet e tij kundër regjimit. Lajmin e konfirmoi edhe ish-trajneri i tij tek Esteghlal, Andrea Stramaçoni.

“Ne shpresonim që ishte thjesht një shoqërim në komisariat, por lojtari u arrestua dhe u mor me forcë në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Rrëqethem kur e mendoj. Jam i shokuar, kam biseduar me disa miq të mi në Teheran. Gruaja e tij është e shqetësuar, si të gjithë ne”, deklaroi ish-trajneri i Interit.

Italiani e krahasoi figurën e anësorit të djathtë me legjendën argjentinase Havier Zaneti. Vendi është përballur me protesta të forta, të cilët kanë pasur të drejtat e grave në vëmendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat