De Bruyne: Unë i paguar shumë?

Futboll

De Bruyne: Unë i paguar shumë?

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:29
De Bruyne: Unë i paguar shumë?

Intervistë në 360 gradë nga Kevin de Bruyne për The Guardian. Ylli i Manchester City-t dhe Belgjikës, aktualisht i impenjuar në Kupën e Botës, ka folur për tema të ndryshme.

Bien në sy disa fjalë në lidhje merrogat e futbollistëve dhe në veçanti rrogën që ai merr te City. Mesfushori belg, në fakt, ka shpjeguar pse rroga e tij nuk është shumë e lartë me disa krahasime bindëse.

Siç kanë theksuar mediat angleze, De Bruyne është lojtari më i paguar i Manchester City me një rrogë prej 385 mijë sterlinash në javë. I pyetur në lidhje me faktin nëse shifra i dukej ose jo e lartë, lojtari ka thënë:

“Jo. Nuk mendoj se jam shumë i paguar. E di se kjo përgjigje nuk është shumë e pëlqyer, por nëse mendoni për një këngëtar që bën një koncert me 60 mijë persona.

“E shikoj me logjikë gjithë këtë. Miliona persona e shikojnë futbollin në TV, 60 mijë persona shikojnë ndeshjen në stadium, të ardhurat e klubit janë 500-600 milionë sterlina.

“Kështu që po, janë shumë para, a janë tepër? Nëse klubi mund t’ia lejojë vetes, atëherë nuk është tepër. Kjo nuk është përgjigja më popullore, e përsëris, por kështu e shikoj unë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat