Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës

Futboll

Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 19:09
Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës

Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës!

Argjentina luan një “finale” të parakohshme ndaj Meksikës mbrëmjen e sotme, sepse pas humbjes befasuese ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë, ka komplikuar rrugëtimin në Kupën e Botës.

Skuadra e Lionel Scalonit do të kërkojë fitoren e parë, për të larguar dyshimet, por edhe për të mos lënë gjithçka për ndeshjen e fundit ndaj Polonisë, teksa trajneri argjentinas ka bërë plot 5 ndryshime në formacionin e parë.

Kështu në mbrojtje luajnë nga fillimi Montiel, Lisandro Martinez dhe Acuna, ndërsa në mesfushë i besohet futbollistit të Brightonit, McAllister, e në sulm Guido Rodriguez në vendin e Papu Gomez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat