Argjentinë - Meksikë përfundoi me sherr

Futboll

Argjentinë - Meksikë përfundoi me sherr

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 13:13
Argjentinë - Meksikë përfundoi me sherr

Triumfi i Argjentinës kundër Meksikës nën shenjën e Messi-t, që ka shënuar dhe frymëzuar, është njollosur nga disa episode dhune që kanë ndodhur gjatë ndeshjes në shkallët e stadiumit mes tifozëve.

Sipas shtypit amerikanojugor, meksikanët duket se kanë kënduar kore në lidhje me Ishujt Falkland që nuk janë pëlqyer aspak nga argjentinasit dhe që kanë bërë të nisë sherri.

Kanë shtyrë dhe janë marrë me shkelma dhe grushte, ku janë përhapur edhe fotografitë e disa tifozëve të gjakosur pas përpleshjes.

Ndërkohë, dy tifozeritë janë përplasur edhe jashtë satadiumit. Këtë herë arsyeja e sherrit kanë qenë disa thirrje të tifozëve meksikanë kundër Messi-t që kanë ndesur argjentinasit.

Messi me shokë do të kthehen përsëri në fushë më 30 nëntor për ndeshjen e fundit të Grupit C kundër Polonisë, që do të jetë vendimtare për fatin e Albiceleste-s në Kupën e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat