Enrique: Gabimi ishte kur doli topi

Futboll

Enrique: Gabimi ishte kur doli topi

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:44
Enrique

Luis Enrique u shpreh i kënaqur me barazimin e arritur ndaj Gjermanisë dhe ndjeu keqardhje që goli gjerman erdhi nga një “gabim që ne zakonisht nuk e bëjmë”. Trajneri i kombëtares theksoi rëndësinë e vazhdimit perpara si vendi i pare ne grup. Analiza e tij e përgjithshme ishte kjo:

“Kur e shoh lojën më vonë, më pëlqen më shumë se në fund. Sidomos kjo! Kam parë një pjesë të parë ndoshta më të mirë, por na mungonte pak vetëbesimi për të kuptuar se mund t’i bënim më shumë dëm Gjermanisë. Nuk kemi mundur ta kontrollojmë lojën dhe jemi kapur në një gabim. Ne ishim ambicioz deri në fund dhe do të jem i kënaqur ta shoh serish…”.

Goli i pësuar: “Gabimi ishte kur doli topi, një gabim që zakonisht nuk e bëjmë. Në futboll kjo funksionon kështu”. Çfarë i pëlqeu: “Më pëlqen qëndrimi që kemi për të shkuar në lojë dhe për të mos spekuluar. Ne do të shkojmë në Japoni pa spekuluar, për të fituar dhe për të shkuar të parët”.

Rodri përsëri qendermbrojtes: “Rodri luan dhe si qendërmbrojtës, do të shohim opsionet që propozojmë. Ka besim në atë që bëjmë dhe si e bëjmë atë” Më pas trajneri i kombëtares ka analizuar para mediave barazimin ndaj Gjermanisë.

Si e menaxhoni një grup me 20 lotjare në Kupën e Botës? “Ne e menaxhojmë atë normalisht, duke u përpjekur ta përjetojmë Botërorin si një mundësi të madhe. Motoja jonë është se presioni është një privilegj. Këtu ata luajnë si në klubin e tyre, sikur të ishte kampionati i Ligës.

Çfarë mendoni për ndeshjen? “Kemi një ndjenjë të çuditshme, sepse patëm mundësinë të mposhtnim Gjermaninë dhe ishte mekat. Por duhet të mendojmë se jemi në krye të një grupi vdekjeje dhe duhet të jemi pozitivë. Nëse duam të luajmë të shtatë ndeshjet, do të na duhen të gjithë lojtarët”.

Mund të garantoni që kundër Japonisë do të aktivizoni ekipin më të mirë? “Mund t’ju siguroj se do të jemi konkurrues dhe se nuk do të spekulojmë. Nuk ka rëndësi kush luan sepse të gjithë janë të mirë. Gjermania duhet të mendojë fillimisht për të fituar me Kosta Rikën, por mund të konfirmoj se ne do të dalim për të fituar Japoninë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat