Xherdan Shaqiri i nervozon keq mediat serbe, kështu sillet me ta...

Futboll

Xherdan Shaqiri i nervozon keq mediat serbe, kështu sillet me ta...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 nëntor 2022 Në ora: 20:36
Xherdan Shaqiri

Ylli i Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqiri, sot nuk u paraqit për shkak të një shqetësimit të vogël që kishte, por me gjasë është ruajtur për takimin vendimtar kundër Serbisë, që luhet më 2 dhjetor në orën 20.00 në kuadër të xhiros së tretë të Grupi G të Kampionatit Botëror.

Gazetarët serbë tentuan të marrin deklaratë nga ylli ynë, por ai nuk i bëri hesap!

Ky është Xherdan Shaqiri, trimi ynë.    

Media serbe shkarravisin, madje thonë se Shaqiri është i vendit të tyre. 

“Xherdan Shaqiri nuk e ndal sjelljen e tij të turpshme.

Këtë herë ai nuk është sjellë në mënyrë profesionale ndaj mediave të vendit të tij.

Përkatësisht, pas ndeshjes mes Brazilit dhe Zvicrës, me dashamirësi kërkuam nga Shaqiri një deklaratë për mediat serbe.

Nuk morëm as përgjigje në formë fjale, vetëm një tundje e vrazhdë me dorë?!

Sjellja nuk i përshtatet asnjë profesionisti. Është veçanërisht për të ardhur keq që Shaqiri sillet në këtë mënyrë ndaj gazetarëve nga vendi nga vjen.

Shaqiri nuk luajti në ndeshjen kundër Brazilit, por nuk ka dyshim se do të jetë në 11-shen startuese për ndeshjen ndaj Serbisë.

Kujtojmë se Shaqiri është me origjinë nga Kosova”, shkarravit mediumi serb “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat