Largohen gjithë drejtuesit, jep dorëheqjen edhe presidenti

Futboll

Largohen gjithë drejtuesit, jep dorëheqjen edhe presidenti

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 21:57
Largohen gjithë drejtuesit, jep dorëheqjen edhe presidenti

“Tërmet” te Juventusi. Klubi italian po kalon momente të vështira në aspektin menaxherial dhe sportiv.

Vitet e fundit kanë qenë zhgënjyese për tifozët e bardhezinjve, ndërkohë që sot ka ardhur dorëheqja e drejtuesve të lartë.

Gjithë bordi drejtues kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga drejtimi i rekordmenëve të futbollit italian pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

Mes të larguarve janë edhe presidenti Andrea Agnelli, CEO Maurizio Arrivabene dhe zv presidenti Pavel Nedve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat