United tregon interes për Cody Gakpo

Futboll

United tregon interes për Cody Gakpo

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 22:04
United tregon interes për Cody Gakpo

Manchester United është afër nënshkrimit me yllin holandez të PSV Eindhoven, Cody Gakpo.

Njëzet e tre vjeçari po tregon formë të mirë me Holandën në Botërorin "Qatar 2022", ndërsa edhe paraparakisht ka treguar paraqitje të mira me klubin në kampionatin holandez. 

Sipas mediave holandeze, Gakpo është përfolur si i preferuar i trajnerit të United, Erik ten Hag, për t'u transferuar në janar.

Përforcimet në sulm janë prioriteti për Ten Hag, i cili ende nuk është i kënaqur me formacionin e e  United, pavarësisht se skuadra gjendet në vendin e pestë në tabelën e Premier League.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat