Bushi: Shqiptarët i kanë dhënë një dorë Zvicrës

Futboll

Bushi: Shqiptarët i kanë dhënë një dorë Zvicrës

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 23:15
Bushi

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi ka analizuar ndeshjet e ditës së sotme të Botërorit të Katarit. Bushi foli për fitoren 1-0 të Brazilit ndaj Zvicrës dhe suksesin 2-0 të Portugalisë ndaj Uruguajit, teksa i ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24”, në “News 24”, u shpreh:

“Brazili- Brazili e vuan mungesën e Nejmar. Ai ka cilësinë pasi hyn në 3 lojtarët më të mirë të botës. Ka aftësinë për të shpëtuar skuadrën me një lëvizje. Bëjnë finte atëherë kur duhet bërë finte.

Brazili, me çfarëdo lloj mbrojtje, dihet që një gol e nxjerrin. Me ardhjen e Nejmar mund të nxjerrin edhe më shumë.

Ekipi i Tites e gjen zgjidhjen. Duhet të jemi të lumtur që shikojmë Brazilin dhe që jetojmë në këtë periudhë të tyre. Tani ka ardhur koha që luajën shumë bukur, është një spektakël i tërë. Tashmë edhe mbrojtja është e stabilizuar.

Edhe Zvicra luajti mirë. U bë shumë kohë që po merr pjesë në kompeticione të mëdha. Të ardhurit i kanë dhënë një dorë të madhe, madje edhe shqiptarët”, deklaroi Bushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat