Yjet e Portugalisë e komentojnë gjestin e protestuesit në ndeshjen e Uruguait

Futboll

Yjet e Portugalisë e komentojnë gjestin e protestuesit në ndeshjen e Uruguait

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tifoz hyri në fushë gjatë ndeshjes së Portugalisë në Kupën e Botës kundër Uruguait, në shenjë proteste e cila e ndërpreu ndeshjen për disa minuta.

Protestuesi hyri në fushë me një flamur me ngjyrat e ylberit, dhe kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “Shpëtoni Ukrainën” përpara, ndërsa prapa saj shkruante “Respekt për gratë iraniane.

Flamuri me ngjyrat e ylberit ishte qartazi në shenjë proteste për të drejtat e njeriut në Katar, nikoqiri i kësaj Kupe të Botës, temë kjo e cila për një kohë të gjatë mbetet më e përfolura.

Edhe pse protestuesi shumë shpejt u largua nga fusha nga sigurimi dhe ndeshja vazhdoi të luhej, ky rast u bë një temë kyçe pas ndeshjes, dhe Ruben Neves i Portugalisë ka ndarë mendimin e tij për të.

“Është një gjë normale që ndodh. Shpresoj që asgjë nuk i ndodh djalit sepse ne e kuptojmë mesazhin e tij. Ne jemi me ta”, tha Neves.

Bruno Fernandes, i cili ishte ylli i ndeshjes mbrëmë, duke shënuar të dy golat e ndeshjes, po ashtu u pyet për rastin në fjalë.

“Ne i respektojmë të gjitha të drejtat e njeriut por këto janë probleme politike ku ne me të vërtetë nuk kemi shumë forcë”, tha Fernandes.

Me gjitha rastet kontroverse që po ndodhin në lokacionin e kësaj Kupe të Botës, veçse është ditur se do të ketë incidente që përfshijnë protesta.

Edhe lojtarët kishin planifikuar që të veshin shiritin e kapitenit “OneLove” për të treguar përkrahjen e tyre drejt komunitetit LGBTQ+, por FIFA e ndaloi këtë gjë të ndodhë në çastet e fundit, duke kërcënuar se lojtarët do të gjobiteshin edhe do të ndëshkoheshin nëse do t’i bartnin ata shirita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat