​Franca dhe Australia vazhdojnë tutje në Botëror

Futboll

​Franca dhe Australia vazhdojnë tutje në Botëror

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Franca dhe Australia janë dy kombëtaret që e kanë siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror pasi janë kualifikuar tutje nga grupi D.

Gjithçka kishte mbetur të vendosej në xhiron e fundit sa i përket ekipeve që do të vazhdonin më tej dhe befasia e madhe ishte kualifikimi i Australisë që mposhti Danmarkën me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për Australinë e realizoi Leckie në minutën e 60’ duke ia siguruar kualifikimin historik vendit të tij nga vendi i dytë në këtë grup.

Befasuese ishte edhe barazimi i Tunizisë me Francën me rezultat 1-1, por kjo nuk e ndryshoi fatin e tyre për të vazhduar tutje pasi që me katër pikë të mbledhura, kanë mbetur në vendin e tretë. Për Tunizinë golin e realizoi Khazzi në minutën e 58’, kurse Antoine Griezmann barazoi në minutat shtesë për 1-1.

Franca kualifikohet tutje si liderë e këtij grupi me shtatë pikë, kurse Australia si e dyta me gjashtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat