Kroacia dhe Belgjika zbulojnë titullarët

Futboll

Kroacia dhe Belgjika zbulojnë titullarët

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 15:12
Kroacia dhe Belgjika zbulojnë titullarët

Kroacia luan ndaj Belgjikës ndeshjen vendimtare për kualifikim teksa në Grupin F, ende gjithçka është e hapur.

Ballkanasit janë aktualisht në vend të parë me katër pikë, ndërsa belgët me tre pikë kërkojnë me çdo kusht fitoren si mundësinë e vetme për të kaluar më tej.

Sa i takon formacioneve, Kroacia luan me më të mirët teksa mesfusha udhëhiqet nga treshja e zakonshme Modric-Brozovic-Kovacic.

Nga ana tjetër, te Belgjika rikthehet në formacion Mertens ndërsa në sulm luan edhe Carrasco me Trossard ndërsa ulen në stol vëllezërit Hazard, Thorgan dhe Eden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat