Po shkëlqen me Anglinë

Futboll

Po shkëlqen me Anglinë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 11:52
Po shkëlqen me Anglinë

Marcus Rashford po shijon momentin në Katar, me sulmuesin i cili deri më tani ka shënuar tre gola, një ndaj Iranit dhe dy ndaj Uellsit.

Në Manchester po e presin me padurim rikthimin e 25-vjeçarit, pasi klubi ka gati rinovimin dhe drejtuesit do të shfrytëzojnë momentin për të rinovuar kontratën me lojtarin.

Kontrata aktuale skadon në qershorin e vitit 2023, por klubi do të shfrytëzojë klauzolën e rinovimit të menjëhershëm edhe për 1 vit.

Gjithsesi, nuk përjashtohet edhe mundësia se ky rinovim të tejkalojë këtë periudhë kohore, pasi si trajneri Ten Hag dhe drejtuesit besojnë te cilësitë e sulmuesit anglez..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat