Gana – Uruguai, sfidë e nxehtë

Futboll

Gana – Uruguai, sfidë e nxehtë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:22
Gana – Uruguai, sfidë e nxehtë

Përfaqësuesja e Ganës dhe ajo e Uruguait kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit në grupe në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Gana dhe Uruguai do të luajnë mes vete në një ndeshje ku kërkojnë kualifikimin me fitore në ndeshjen që pritet të zhvillohet në ‘Al Janoub Stadium’ nga ora 16:00.

Afrikanët mund të kalojnë tutje edhe me një barazim nëse Koreja e Jugut nuk e mposht Portugalinë me dy apo më shumë gola dallim.

Në anën tjetër, Uruguai synon fitoren dhe shpreson që Koreja e Jugut të mos fitojë ndaj Portugalisë, për të kaluar tutje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gana: Zigi, Seidu, Amartey, Salisu, Baba, Partey, Abdul Samed, Kudus, Jordan Ayew, Andre Ayew, Inaki Williams.

Uruguai: Rochet, Varela, Gimenez, Coates, Olivera, Pellistri, Valverde, Bentancur, De Arrascaeta, Nunez, Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat