Pochettino godet Guardiolan

Futboll

Pochettino godet Guardiolan

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 17:51

Mauricio Pochettino është kthyer të flasë në lidhje me të kaluarën e tij te Paris Saint Germain.

Trajneri u shkarkua vetëm pas një viti punë.

Sikurse edhe pararendësit e tij, as argjentinasi nuk arriti të triumfonte në kompeticionin më presitigjioz për klube, Champions League.

Sipas tij, nëse kjo do të ishte arsyeja që ai s’qëndroi më në “Parc de Princes”, sipas po të njëjtit standard edhe Guardiola do duhej të shkarkohej të paktën 7 ose 8 herë.

“Nëse arsyeja e largimit tim me Paris Saint Germain është mostriumfi në Champions League, Pep Guardiola do duhej të shkarkohej nga Manchester City 7 ose 8 herë”, tha ai.

Ish-timonieri i Tottenham Hotspur, krejt në fund të qëndrimit të tij në Paris, raportohej se nuk i ka raportet mirë me disa eksponentë brenda skuadrës. Njëri ndër të përfolurit ishte pikërisht Lionel Messi që herë pas here zëvendësohej nga loja.

Vendin e Pochettinos në skuadër e mori Christopie Galtier i cili po performon mirë deri në këtë stad sezonal, duke e mbajtur PSG-në në vendin e parë dhe duke e çuar në 1/8-ën e finales së Champions Leagues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat