Skënderbeu rikthehet te fitorja

Futboll

Skënderbeu rikthehet te fitorja

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:47
Skënderbeu rikthehet te fitorja

Pas dy barazimeve dhe një disfate, Skënderbeu rikthehet te suksesi në Kategorinë e Parë.

Në premierën e trajnerit Ivan Gvozdenovic, korçarët ia dolën të triumfonin me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Apolonisë, teksa edhe te fierakët debutoi trajneri Veljko Dovedan. Goli vendimtar i ndeshjes u realizua në minutën e 54-të nga ana e Gresild Likës teksa korçarët ruajtën deri në fund avantazhin.

Pas këtij trepikëshi, Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë, një pikë më pak se Korabi i vendit të tretë ndërsa në krye janë të shkëputura Dinamo me Flamurtarin, pesë pikë më shumë se bardhekuqtë.

Ndërkohë, Apolonia vijon periudhën periudhën negative teksa fierakët nuk regjistrojnë një fitore prej datës 1 tetor kur mposhtnin në shtëpi Lushnjen me rezultatin 3-0 teksa skuadra tashmë renditet në vendin e 11-të me vetëm 9 pikë pas 10 ndeshjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat