Depay i kthehet keq ish-yllit të NBA-së

Futboll

Depay i kthehet keq ish-yllit të NBA-së

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:18
Depay i kthehet keq ish-yllit të NBA-së

Holanda mori biletën për çerekfinalen e Kupës së Botës në Katar 2022 pasi mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin 3-1. 

Sapo mbaroi ndeshja, sulmuesi Memfis Depai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter është tallur ish-yllin e NBA-së, Charles Barkley, i cili më parë kishte siguruar se SHBA-të do të mundte holandezët në raundin e 16-të.

"Ai leh shumë, por nuk kafshon”, ka shkruar Depay në postim në të cilin bashkangjiti një foto të Charles Barkley.

Charles Barkley pretendoi se Holanda do të ishte në telashe serioze kur të përballej me Shtetet e Bashkuara në raundin e 16-të.

“Ne po shkojmë kundër Holandës për të vazhduar të bëjmë histori.

Unë garantoj që Holanda është në telashe “, tha ish-sportisti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat