Danilo: Kroacia ka emra të mëdhenj

Futboll

Danilo: Kroacia ka emra të mëdhenj

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:18
Danilo: Kroacia ka emra të mëdhenj

Për mbrojtësin e Brazilit, Danilo-n, Kroacia ka emra shumë të mëdhenj në skuadër dhe nuk duhet nënvlerësuar.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të sfidës çerekfinale, braziliane tha edhe disa prej emra kroatë, për të cilët sipas tij nuk ka nevojë të flitet shumë.

“Kroatët kanë lojtarë vërtet të fortë. Nuk ka nevojë të thuhet më shumë për Modric, Brozovic, Perisic dhe Kovacic”-u shpreh ai.

Më tej, mbrojtësi shtoi se kroatët janë mësuar të luajnë ndeshje të mëdha, teksa theksoi se duhet të përgatiten mirë.

“Të gjithë kampionët i njoh mirë. Ata janë të mirë dhe për më tepër janë mësuar të luajnë ndeshje të rëndësishme. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë për ta përballuar atë”-tha Danilo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat