Deschamps flet për të ardhmen e tij te Franca

Futboll

Deschamps flet për të ardhmen e tij te Franca

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:52
Deschamps

Po vazhdojnë të qarkullojnë spekulime që e lidhin Zinedine Zidanen me postin e trajnerit te Kombëtarja e Francës.

Zidane besohet se do të jetë zëvendësuesi i Didier Deschamps, pasi që të përfundojë Kampionati Botëror aktual që po zhvillohet në Katar.

Por, këto spekulime i ka mohuar presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), duke thënë se nuk ka të vërteta në lajmet që e lidhin Zidanen me kombëtaren franceze.

Ndërkaq, falënderues drejt presidentit të FFF-së ishte edhe trajneri aktual, Didier Deschamps i cili në konferencën për media para ndeshjes me Anglinë foli për të ardhmen e tij.

“Jam falënderues shumë për atë gjë (presidenti i FFF-së që mohon spekulimet me Zidanen), por tani nuk është koha që të flasim për të ardhmen time”, tha Deschamps.

“Ne duam vetëm që të vazhdojmë në gjysmëfinale, ky është fokusi tani”, tha më tej trajneri i Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat