Southgate: Franca duhet të shqetësohet për sulmin tonë

Futboll

Southgate: Franca duhet të shqetësohet për sulmin tonë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 15:52
Southgate

Përpara çerekfinales së Kupës së Botës, Gareth Southgate ka lënë të kuptohet Franca duhet të shqetësohet se si të ndalojë talentet e sulmit të Anglisë.

Në konferencën e dhënë në prag të kësaj përballjeje, trajneri i Anglisë u shpreh se ekipi i tij duhet të mendojë të sulmojë sa më shumë.

“Nuk ka kuptim të hyjmë në një lojë si kjo dhe të mendojmë për t’u mbrojtur. Ne besojmë se mund të shkaktojmë probleme me lojën tonë dhe synojmë ta bëjmë këtë,” tha ai.

Më tej, Southgate theksoi se nëse kjo sfidë do të ishte zhvilluar në Rusi 2018 nuk do të fliste në këtë mënyrë siç po bën në Katar 2022.

“Katër vjet më parë, nëse do të kishim luajtur me Francën, mund të kishim folur se mund të bënim një lojë të mirë, por sinqerisht nuk kishim asnjë paraqitje të lënë pas, përvoja të ndeshjeve shkëlqyera që mund të na jepnin vërtet besimin se mund të fitonim.

Tani kemi pasur shumë ndeshje pozitive dhe e dimë që në këtë fazë ndeshjet do të jenë shumë të balancuara.”-deklaroi tekniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat