Gazetarja mbron Ronaldon: Ai e ka marrë ekipin i vetëm

Futboll

Gazetarja mbron Ronaldon: Ai e ka marrë ekipin i vetëm

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:55
Gazetarja mbron Ronaldon

Messi apo Ronaldo? Një pyetje që ka bërë për shumë vite me radhë gjithë botën e futbollit të ziejë nga debati se cili prej tyre është më i miri. Klodiana Bufi ka mbështetur yllin portugez në këtë debat.

E ftuar në emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV’, gazetarja ka argumentuar se Mesi ka arritur një nivel të lartë edhe me mbështetjen e të tjerëve dhe këtu sjell si shembull Inisetën dhe Çavin, të cilët për shumë kohë e kanë ushqyer me  asiste.

“Ky debati Mesi apo Ronaldo është shumë i madh po ti futemi. Mesi është një futbollist që ka arritur aty ku ka arritur edhe nga të tjerët. Ka pasur një mbështetje shumë të madhe në ekip. Mesi shkëlqente kur ishte Iniesta.

Kurse Ronaldo ka pasur raste kur e ka marrë ekipin i vetëm. Ka marrë topin nga mesi i fushës dhe e ka çuar në portë. Sa gola në ajër ka bërë ai personazh, duke u hedhur nga 4 metra. Gjë që s’e ka bërë asnjë futbollist tjetër”, ka thënë Klodiana Bufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat