Pse zgjodhi Marokun para Spanjës?

Futboll

Pse zgjodhi Marokun para Spanjës?

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:19
Hakim

Një maroken i lindur në Spanjë dhe që luan në Francë. Historia e ish-lojtarit të Inter-it, Achraf Hakimi është padyshim e veçantë. Edhe në klube, mbrojtësi i djathtë ka bredhur shumë, duke pasur parasysh se u rrit në cantera-n e Real-it, për t’u huazuar fillimisht te Borussia Dortmund, pastaj u shti te zikaltrit dhe pas vetëm një sezoni fluturoi në Paris.

Megjithatë, kur ishte fjala për zgjedhjen e kombëtares, nuk kishte asnjë dyshim. Maroku është vendi i zemrës së futbollistit, i cili ka zgjedhur kombin e origjinës së tij.

Ai në të cilin lindi babai i tij, zoti Hassam, i cili foli me El Larguero të Cadena SER dhe tregoi diçka për veten dhe djalin e tij. Ai ka folur për  vendimin e marrë kur Hakimi ishte ende shumë i vogël, pas një grumbullimi që nuk shkoi shumë mirë.

“E grumbulluan me ekipin U-19 për të luajtur një ndeshje në Fuenlabrada. Në atë kohë ai tashmë shkonte shpesh në Marok. Sapo largohet thotë ‘nuk më pëlqen’. Ai kthehet dhe thotë ‘Nuk shkoj më atje’. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, ai vetëm më tha ‘nuk më pëlqen’.

“Ai më tha në makinë se nuk do t’i përgjigjej më grumbullimeve të Spanjës, por kurrë nuk më tha pse. Unë i dhashë djalit tim lirinë për të zgjedhur.

“I jam mirënjohës Spanjës për gjithçka, nuk mund të them kurrë asgjë të keqe për Spanjën. Por unë preferoj që djali im të luaj Marokun”. Dhe Maroku është dakord pa asnjë dyshim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat