Trajneri i Benficas i bindur se tre yjet e Botërorit nuk largohen

Futboll

Trajneri i Benficas i bindur se tre yjet e Botërorit nuk largohen

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 19:07
Trajneri i Benficas i bindur se tre yjet e Botërorit nuk largohen

Trajneri i Benficas, Roger Schmidt, nuk ka frikë nga humbja e tre yjeve të Botërorit, Enzo Fernandez, Nicolas Otamendi dhe Goncalo Ramos

. Ai është shprehur i sigurt se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi portugez.  

"Ne jemi shumë të lumtur për ta dhe ata janë të lumtur që luajnë në Benfica. Ne kemi nevojë për lojtarë si ata", ka thënë Schmidt në një konferencë për shtyp të premten, sipas "O Jogo". "Ne nuk kemi frikë se ata do të largohen".

Fernandez dhe Otamendi janë futbollistë argjentinas, të cilët kanë prekur finalen dhe do të luajnë kundër Francës, ndërsa Ramos ka luajtur në Botërorin e Katarit me Portugalinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat