Armend Alimi largohet nga Rabotniçki

Futboll

Armend Alimi largohet nga Rabotniçki

Nga: K. G. Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 21:00
Armend Alimi largohet nga Rabotniçki

Mesfushori me eksperiencë, Armend Alim, largohet nga skuadra e Rabotniçkit në afatin kalimtar të dimrit. 

Futbollisti nuk gjeti një gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit për bashkëpunim të mëtejshëm dhe pas dy vitesh largohet nga skuadra e “romantikëve”.

Alimi kësaj skuadre iu bashku në janar të vitit 2021 dhe këtë sezon ishte një nga lojtarët më të shquar apo një nga asetet kryesore që skuadra ka siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Nga Rabotniçki me gjasë do të largohet edhe Ivo Janakievski, i cili gjithashtu nuk është pajtuar me menaxhmentin për bashkëpunim të mëtejshëm me kushtet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat