Rekord mbi rekord

Futboll

Rekord mbi rekord

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 15:43
Lionel Messi

Lionel Messi fitoi Botërorin, duke kurorëzuar një karrierë jashtë çdo niveli normal, e cila e bën atë një legjendë të gjallë, por edhe në vazhdimësi, thjesht të pavdekshëm, së bashku me Diego Armando Maradonën.

Por a mbaron këtu historia? Jo, aspak, pasi Lionel Mesi do të vazhdojë që të luajë futboll.

Madje do të vazhdojë ta bëjë këtë ende me Argjentinën, ndonëse nuk mendon që të jetë në Botërorin 2026, por aventura e tij me PSG-në në klube do të vazhdojë dhe ndoshta nuk do të ndalet edhe nëse nuk rinovon me francezët. Fundja, “Pleshti” çdo sezon ka nga një objektiv të ri të radhës, madje një rekord mbi rekordet që mund të bëhet i tiji dhe me sforco shumë të vogla, nëse mendojmë për superfuqitë e tij madhështore.

Pas Kupës së Botës të ngritur në Katar, 35-vjeçari numëron 42 trofe në palmaresin e tij, dy më pak sesa rekordmeni absolut, Daniel Alvesh, me të cilin në radhët e Barcelonës fituan 23 finale së bashku.

Edhe pse Alvesh, tashmë 39-vjeçar është ende në aktivitet, në radhët e Pumasit në Meksikë, sigurisht që nuk është se jep garanci për të shtuar trofetë e tij mbi numrin aktual (44), por pa dyshim që Lionel Mesi po. Prandaj, edhe sikur të mos triumfojë në Champions, këtë sezon do t’i mjaftonte tripleta në Francë (Kupë France, Kupë Lige dhe kampionat) për të marrë kryesimin historik në futboll, si futbollisti më i titulluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat