Profesori vlerëson nxënësin

Futboll

Profesori vlerëson nxënësin

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 22:57
Profesori vlerëson nxënësin

Arsenali po zhvillon një kampionat fantastik deri tani. Skuadra e Mikel Artetës kryeson Premier League me 37 pikë të grumbulluara në 14 javë, pesë më shumë se kampionët në fuqi të Manchester City.

Gunners rikthehen në fushë të hënën e 26 dhjetorit në një derbi londinez përballë West Ham, sfidë që do zhvillohet në “Emirates Stadium” dhe do transmetohet në SuperSport.

Trajneri i West Ham, David Moyes vlerësoi ekipin kundërshtar nëpërmjet një batute, teksa thuri elozhe edhe për homologun Mikel Arteta, i cili ndodhet në rrugën e duhur për të rikthyer titullin në klub pas 19 vitesh.

“Mendoj se koha më e mirë për t’u përballur me Arsenalin ishte tri vite më parë… Qëkur Mikel mori drejtimin e skuadrës, ai ka bërë një punë të shkëlqyer”, u shpreh skocezi, i cili e ka pasur futbollist Artetën gjatë kohës që drejtonte Evertonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat