Arabët nuk ndalen

Futboll

Arabët nuk ndalen

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 17:41
Pogba

Kristiano Ronaldo së shpejti do të bëhet lojtari më i ri i klubit Al Nassr në Arabinë Saudite me një kontratë marramendëse të garantuar nga sheikët. Por afrimi i portugezit duket se është vetëm hapi i parë i tyre, pasi mediat spanjolle bëjnë të ditur se kanë në mendje një tjetër objektiv të bujshëm në merkato.

Klubi në fjalë ka piketuar N’Golo Kante si përforcimin e radhës, pasi sheh te mesfushori një lojtar që mund të përmbushë ambiciet për të ndërtuar një skuadër që të dominojë në futbollin në Lindjen e Mesme dhe në turnetë aziatikë.

Kante është në vitin e fundit të kontratës me Çelsin dhe palët po shkojnë drejt lamtumirës. Arabët janë të gatshëm të presin deri në verë kur Kampioni i Botës me Francën të jetë lojtar i lirë, duke tentuar ta bëjnë pjesë të tyre,

Prioriteti i Kantes mësohet se është të luajë në një klub tjetër anglez, por ai nuk ia ka mbyllur dyert transferimit në Arabinë Saudite , duke lënë gjithçka të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat