Liverpooli bën goditjen e madhe

Futboll

Liverpooli bën goditjen e madhe

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:11
Liverpooli bën goditjen e madhe

Liverpooli ka arritur marrëveshje me PSV Eindhovenin për transferimin e Cody Gakpos.

Klubi holandez ka konfirmuar se tashmë kanë marrëveshje me The Reds për lojtarin.

“PSV dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje për transferimin e propozuar të Cody Gakpo”.

“Sulmuesi 23-vjeçar do të niset menjëherë drejt Anglisë ku do t’i nënshtrohet formaliteteve të nevojshme përpara përfundimit të transferimit”, thuhet në njoftimin e PSV-së.

Besohet se shuma e transferimit do të jetë afro 100 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Gakpo po shkëlqen në këtë edicion, sidomos me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror me Holandën, e që bëri që shumë skuadra të vihen pas tij – me Liverpoolin që ka siguruar tani shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat