Lukaku kthen sytë nga kampionati

Futboll

Lukaku kthen sytë nga kampionati

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 20:24
Lukaku kthen sytë nga kampionati

Pas një Botërori zhgënjyes, ku u eliminua që në grupe me Belgjikën e tij, Romelu Lukaku ka kthyer vëmendjen te klubi i Interit, ku u transferua në huazim verën e kaluar, por ka luajtur shumë pak për shkak dëmtimi.

Testi i parë i vitit të ri për zikaltrit do të jetë ai ndaj Napolit kryesues, një ndeshje mjaft e rëndësishme për zikaltrit, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të minimizonte shpresat për titullin, teksa Inzaghi mund të bazohet edhe te shërbimet e sulmuesit belg për këtë takim

Lukaku ka folur për Sky Sport, ku ka vlerësuar maksimalisht Napolin e Spallettit, por ka theksuar se beson ende te titulli kampion dhe se Interi do të bëjë maksimumin për t’ia dalë.

“E kam ndjekur Napolin e Spallettit dhe më ka pëlqyer shumë si skuadër, pasi janë të fortë dhe të organizuar mirë.

Megjithatë ne besojmë te titulli kampion dhe do të bëjmë maksimumin që t’ia dalim. Kam shumë besim te ky Inter dhe ky grup”, u shpreh sulmuesi zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat