Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Amerika për këtë ekip në Evropë

Futboll

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Amerika për këtë ekip në Evropë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 14:16
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri do të rikthehet në futbollin evropian.

Futbollisti nga Kosova në fakt do t’i japë fund shumë shpejt eksperiencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sipas mediave turke, kampioni aktual turk, Trabzonspor synon ta transferojë përfaqësuesin zviceran, të cilin e kishte kërkuar edhe në të kaluarën.

Shaqiri shihet si zëvendësues ideal i të lënduarit Edin Visca.

Trabzonspori synon ta ngrisë synimin për titull të kampionit dhe për këtë i nevojitet të përforcohet në aspektin ofanziv.

Shaqiri bëri paraqitje pozitive në Kupën e Botës, ndërsa aktualisht është lojtar i Chicagos në ligën MLS.

Shaqiri ishte transferuar në klubin amerikan për 7 milionë euro nga Lyoni, ku luajti shkurt pas eksperiencës në Liverpool.

Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt do ta pëlqente një eksperiencë eventuale në Turqi, ku në të kaluarën e donte edhe Galatasaray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat