Al Khelaifi nuk ndalet

Futboll

Al Khelaifi nuk ndalet

Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:46
Al Khelaifi nuk ndalet

“The Telegraph” zbulon detaje nga takimi i presidentit të PSG-së, Naser Al-Khelaifi dhe presidentit të Totenhemit, Daniel Levi, për blerjen e një pjese të aksioneve të “Spërsave”. Pronarët katariotë të PSG-së po kërkojnë që të investojnë në një klub të Premier Ligës.

Al-Khalaifi, i cili është edhe presidenti i kompanisë “Qatar Sports Investments”, zotëron përveç klubit të PSG-së në Europë, edhe një pjesë të aksioneve të klubit portugez të Bragës, por duan të zgjerojnë portofolin e tyre.

Ata nuk janë të interesuar për blerjen 100% të aksioneve të dy klubeve të hapura për të shitur aksionet e tyre, si Junajtid dhe Liverpuli, por i kanë propozuar Totenhemit blerjen e 25% të aksioneve të tyre për 1 miliard paund.

Totenhemi e mohoi për “Sky Sports” që takimi i shumëpërfolur në një hotel të Londrës javën e shkuar të ishte mbajtur, por më vonë pranuan se ishte një takim miqësor dhe nuk kishte asnjë qëllim biznesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat