Sa para i fiton ekipi që fiton FA Cup në Angli

Futboll

Sa para i fiton ekipi që fiton FA Cup në Angli

Më: 16 janar 2023 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Në këtë shkrim do të gjeni një përmbledhje të plotë të shpërblimeve financiare që ju ofrohen klubeve që do të luajnë në edicionin 2022/23 të FA Cup 

FA Cup është njëra prej garave më ikonike në botë, pasi që ajo është e para dhe filloi më 1871. 

Kjo është gara më e vjetër në botë kombëtare dhe është e hapur për të gjitha klubet deri në ligën e nëntë të sistemit të futbollit anglez me nivel të klubeve të 10 që pritet të hynë. Në fakt, më 2011/12, një rekord prej 763 klubesh morën pjesë në këtë garë. 

Arsenali është klubi më i suksesshëm në histori të kësaj gare, pasi që e ka fituar atë 14 herë, derisa Liverpool janë kampionët në fuqi. Megjithatë, çmimi në para që ju ofrohet fituesit nuk është aq i madh për skuadrat e Premier Ligës, por që pa dyshim bën dallimin për skuadrat që janë në nivel të ulët të piramidës së futbollit. 

Portali Goal ka shikuar së sa para fitojnë kjlubet që nga rrethi i parë, si fituesit ashtu edhe humbësit deri të kampioni.

Çfarë është çmimi financiar për FA Cup 2022/23? 

Derisa çmimi në para për garën nuk ka ndryshuar shumë, pas pandemisë së koronavirusit, duke fituar 3.4 milionë funte.

Megjithatë, Federata e Futbollit e ka rritur çmimin këtë sezon, gjë që është gjithmonë e mirëpritur për klubet që janë më ulët në hierarkinë e futbollit. 

Nëse një skuadër nga rrethi i parë bëhet kampion, për shembull, ata do të fitojnë në total 4.08 milionë funte, që përfshinë fitimin e papritur te të gjitha raundeve dhe çmimin e kampionit. 

Në përmbledhje e plotë e parave dhe ndarjen e tyre për 2022/23 mund ta gjeni në tabelën mëposhtë. 

Image
Tabela

 

Skuadrat e Premier Ligës hynë në këtë garë në rrethin e tretë dhe këtë sezon ato kanë fituar nga 23 000 deri në 105 000 funte nëse e fitojnë këtë rreth. 

Nëse një skuadër nga rangu i lartë e fiton garën, ata do të fitojnë rreth 3.9 milionë para nga kjo.  

Sa para fituan klubet në FA Cup gjatë 2021/22 

Ka pasur një rritje margjinale të financave nga sezoni i kaluar. 

Derisa financat kanë mbetur të njëjtat në rrethet preliminar dhe kualifikues, ajo është rritur nga raundi i parë. 

Liverpool fitoi 1.8 milion funte në sezonin 2021/22 pasi mposhti Chelsean në penallti dhe Blutë arritën që të fitojnë 900 000 funte si vend i dytë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat