Reja: Kosova ka lojtarë shumë të mirë

Futboll

Reja: Kosova ka lojtarë shumë të mirë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:56
Reja

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Eduardo Reja, ka thënë se futbolli kosovar i ka lënë përshtypje të mirë. 

Ai ka folur kështu të enjten në një intervistë për RTK me gazetaren Qëndresa Krelani. 

"E kam luajtur një miqësore me Kosovën para dy vitesh. E kam përcjellur Kombëtaren e Kosovës dhe ajo ka lojtarë shumë të mirë. Jam takuar me kryetarin e federatës së Kosovës kur vite ta takonte presidentin Duka dhe kemi folur bashkë serbo-kroatisht. Gjatë kësaj kohe raportet mes dy federatave ishin vëllazërore dhe unë vërtetë iu dëshiroj arritje të objektivave të dy vendeve", ka thënë ai. 

Ai ka thënë se futbolli shqiptar ka ndryshuar për të mirë. 

"Janë bërë përmirësime në futbollin shqiptar. Armando Duka ka bërë shumë për futbollin. Nuk është kurrë mjaft për të mësuar. Në futboll duhet pasur vullnetin për përmirësim", ka thënë trajneri italian. 

I pyetur se cili ishte futbollisti më i mirë që ai e ka stërvitur, Reja e ka përmendur gjermanin, Miroslav Klose. 

"Ai që më ka lënë përshtypje është Miroslav Klose. Ai gjithmonë më kërkonte kasetat për t'i analizuar mbrojtësit kundërshtar.

Ai i lante vetë këpucët e tij dhe ato i merrte në zhveshtore. Kjo e tregon disiplinën e tij. Ai e shihte me thjeshtësi profesionin e tij", ka thë Reja, duke kaluar te Andrea Pirlo dhe duke thënë se si i ri ka qenë një lojtar që ka pasur predispozita për t'u bërë ai që është bërë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat