Me paraqitjet e tij e krahasojnë me Haalandin

Futboll

Me paraqitjet e tij e krahasojnë me Haalandin

Më: 21 janar 2023 Në ora: 12:54
Me paraqitjet e tij e krahasojnë me Haalandin

Katër gola në katër ndeshjet e fundit dhe e gjithë bota e futbollit është e çmendur të dijë të shqiptojë mbiemrin e tij. Rasmus Hojlund është sensacioni më i ri i futbollit në Itali.

Sulmuesi danez 19-vjeçar i Atalantës ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të Bergamos.

Ai është i gjatë, biond, skandinav dhe shënon gola si Haaland , por Hojlund ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, në rast se kërkon t’i ngjasojë sulmuesit të Manchester Cityt, edhe pse elozhet nuk mungojnë.

Pasi mungoi në listën e Danimarkës për Botërorin, për shkak të një dëmtimi, bomberi danez ka shfrytëzuar kohën për t’u përgatitur dhe në çfarë mënyre.

Në miqësoret para kthimit në kompeticion, ai ka mprehur objektivin e tij. Golat ndaj Spezias, Bolonjës, Salernitanas dhe sërish ndaj Spezias në Kupën e Italisë, e kanë afirmuar goxha lojtarin.

Atalanta kaloi përpara klubeve të shumta të interesuara dhe “rrëmbeu” sulmuesin e ri nga austriakët Sturm Graz, pasi theu rekorde si në Danimarkë ashtu edhe në Austri.

Pas një periudhe të shkurtër përshtatjeje në Serinë A, Gasperini i dha atij alternativën përfundimtare në frontin e sulmit ose së bashku me Duvan Zapata ose me Muriel në krah ose thjesht i vetëm në sulm. Danezi nuk zhgënjeu dhe tashmë ngjashmëritë e tij me “skandinavin” Haaland janë më se të dukshme..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat