Katër humbje në pesë ndeshjet e fundit

Futboll

Katër humbje në pesë ndeshjet e fundit

Më: 24 janar 2023 Në ora: 13:25
Lampard

Katër humbje në pesë ndeshjet e fundit të Premier League, rezultuan fatale për fatin e trajnerit Frank Lampard te Everton.

44-vjeçari nuk mundi të realizonte objektivat në krye të skuadrës që këtë sezon pretendonte të renditej të paktën deri në mesin e klasifikimit dhe përfundoi i shkarkuar.

Tashmë, drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Lampard me pronarin e Everton, Farhad Moshiri që kërkon një zgjidhje të shpejtë, të paktën brenda 10 ditëve.

Ndërkohë, mediet britanike bëjnë të ditur se dy janë alternativat e “Tofees” për të zëvendësuar Lampard.

I pari është Marcelo Bielsa. Argjentinasi për momentin është pa impenjime ndërsa e njeh mirë Premier League duke qenë se së fundmi drejtoi Leeds United për katër vite.

Emri i dytë që mund të marrë drejtimin e Everton është Ëayne Rooney.

Ky i fundit ka qenë pjesë e Everton në fillimet e karrierës së tij e tashmë mund të tundohet për ta provuar këtë eksperiencë në një tjetër rol.

Gjithsesi, për momentin Rooney është në drejtimin e DC United në Amerikë ndërsa për t’u përmendur është fakti se në sezonin e kaluar, ish-sulmuesi e refuzoi stolin e Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat