Juventusi e gjen veten pas penalizimit me -15 pikë

Futboll

Juventusi e gjen veten pas penalizimit me -15 pikë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 16:25
Juventusi

Juventusi duket se e ka gjetur veten edhe më shumë pas dënimit me zbritje të 15 pikëve në renditje, masë e marrë nga FIGC për rastin e “fitimeve kapitale”.

Lojtarët bardhezinj në fakt po përpiqen ta përballojnë këtë moment të vështirë në mënyrë të bashkuar dhe kompakte.

Mattia Perin përmes profilit të tij në Instagram ka postuar një foto të të gjithë lojtarëve të Juventusit në një darkë ekipore të mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Portieri i “Zonjës së Vjetër” më pas shtoi një frazë të rëndësishme: “Gjithnjë e më shumë të bashkuar”.

Një mesazh i qartë për tifozët, për të përcjellë harmoni dhe qetësi në të gjithë ambientin, ende të tronditur nga situata e vështirë e klubit.

Një përgjigje fillestare, në këtë kuptim, kishte ardhur tashmë në barazimin ndaj Atalantës. Në këtë ndeshje, lojtarët bardhezinj kishin treguar guxim dhe vendosmëri të madhe ekipore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat