Lojtarit i trefishohet paga sezonale

Futboll

Lojtarit i trefishohet paga sezonale

Më: 26 janar 2023 Në ora: 12:56
Bayerni

Eric Maxim Choupo-Moting po bën shumë mirë me Bayern Munchen. Sulmuesi kamerunas numëron 12 gola dhe 3 asiste në të gjithë kompeticionet gjatë këtij sezoni.

Drejtuesit, trajneri Nagelsmann dhe tifozët janë të kënaqur me performancat e 33-vjeçarit, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Agjenti i tij po bisedon prej kohësh me drejtuesit e Bayernit në lidhje me rinovimin.

Shtypi gjerman raporton se akordi është arritur, bavarezët kanë pranuar kërkesën e Choupo-Moting për një pagë sezonale 10 milionë euro, trefishi i asaj që përfiton aktualisht.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për t’u diskutuar kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla dhe më pas lojtari afrikan do të firmosë deri në verën e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat