Drita merr fitoren e parë në Antalia

Futboll

Drita merr fitoren e parë në Antalia

Më: 26 janar 2023 Në ora: 17:27
Drita

Drita ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në tokën turke.

Skuadra gjilanase po kryen fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ku ndeshjen e parë miqësore e ka zhvilluar ndaj skuadrës sllovake Tatran Liptovsky Mikulas.

Bardhekaltërtit kanë triumfuar ndaj ekipit nga Superliga e Sllovakisë me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Arsim Thaqi e ka shënuar sulmuesi Almir Ajzeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat