Edi Martini i bën dedikim special legjendës shkodrane

Futboll

Edi Martini i bën dedikim special legjendës shkodrane

Më: 27 janar 2023 Në ora: 11:24
Edi Martinii

Teuta arriti një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur në transfertë Partizanin me rezultatin 0-2.

Pas sfidës, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh tepër i lumtur për vazhdimësinë që ka skuadra dhe për tri pikët kundër “demave”. 

Ndër të tjera ai foli shumë shkurt edhe për gazetën, ku kishte një porosi të veçantë.

Këtë fitore ai ia dedikon një figure shumë të shquar të futbollit tonë, pikërisht Sabah Bizit.

“Fitoren ndaj Partizanit ia dedikoj legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi, me rastin e 75-vjetorit të lindjes”, ka thënë ai për “Panorama Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat