Gerrard flet për Bellinghamin

Futboll

Gerrard flet për Bellinghamin

Më: 27 janar 2023 Në ora: 17:01
Gerrard flet për Bellinghamin

Real Madrid ka frikë të humbasë transferimin e mundshëm të Jude Bellingham.

Liverpool është në gjurmët e të riut anglez të Dortmund, i cili mund të shfrytëzojë ndihmën e Steven Gerrard, ku legjenda angleze është i dashuruar me lojtarin 20-vjeçar.

“Bellingham duhet të jetë një objektiv i Liverpool, kjo është e qartë. Unë jam një tifoz i madh i tij dhe Liverpool-it i mungon një lojtar si ai, i cili aktivizon lojën, ndalon aksionet kundërshtare, shënon, driblon, me pak fjalë të gjitha.

Bellingham i plotëson të gjitha kërkesat, do të ishte një përforcim i madh.

Gjithçka që duhet të bëjë Bellingham është të më njoftojë se cilat janë planet e tij.

Unë fluturoj menjëherë në Dortmund, e nxjerr për darkë e më pas e kthej në Angli”, tha Gerrard duke qeshur për “BT Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat