Zaniolo drejt Premier Leagues

Futboll

Zaniolo drejt Premier Leagues

Më: 27 janar 2023 Në ora: 18:12
Zaniolo

Nicolo Zaniolo drejt Premier Leagues. Pas thyerjes me Romën dhe dështimit të negociatave me Milanin, sulmuesi italian ka pranuar idenë e kalimit te anglezët e Bournemouth, të vetmit që kanë paraqitur një ofertë konkrete te Roma.

Sipas mediave italiane, Zaniolo ka autorizuar agjentin e tij që të negociojë për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës me klubin e Premier Leagues, për të përshpejtuar largimin nga kryeqyteti italian.

Ndërkohë, akordi mes Romës dhe Bournemouthit është arritur tashmë për 30 milionë euro, plus 5 të tjera në formë bonusi dhe 15 % të vlerës në rast rishitjeje në të ardhmen.

Këto shifra kënaqin jo pak verdhekuqtë, pasi Zaniolo ka kontratë deri në verën e 2024-ës dhe ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim, teksa së fundi ka dalë hapur duke refuzuar edhe grumbullimin me ekipin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat