Ndalohet të bëhen më gabime

Futboll

Ndalohet të bëhen më gabime

Më: 28 janar 2023 Në ora: 12:17
Stefano Pioli

Ndalohet të bëhen më gabime.

Stefano Pioli e di mirë këtë dhe apelon vetëm për një rezultat të mundshëm ndaj Sassuolo-s: “Ne duhet të fitojmë patjetër, kjo është e gjitha që ka rëndësi.

Le të fitojmë edhe me lojë të pistë, e rëndësishme është të jemi ekip konkret”. Tatarusanu konfirmohet në portë: “Vasquez po punon, por nuk e shoh ende gati për të luajtur”. De Ketelaere është kandidat për titullar: “Fizikisht është shumë më mirë se në fillim të sezonit, është më i fortë”.

Mbi momentin negativ – “Ne kemi një mundësi nesër. Mendoj se për të kapërcyer këtë moment duhet të jemi sa më kompaktë. Duhet ta kthejmë faqen. Të mendojmë shumë për atë që duhet të kishim bërë nuk na ndihmon. Ne e dimë se mund të bëjmë shumë më mirë. Jemi të lumtur të kthehemi të luajmë përpara tifozëve tanë, që ishin burim frymëzimi në Romë. Ata treguan se janë të bashkuar dhe na mbështesin. Tani është radha jonë, tani gjithçka që ka rëndësi është të fitojmë”.

Problemi psikologjik – “Absolutisht po. Askush nuk duhet të mendojë se lojtarët nuk duan ta kapërcejnë këtë moment, apo se nuk japin 100%.

Gjithmonë kam parë vëmendje dhe vullnet të madh. Momenti kapërcehet duke punuar, sepse ne dimë të të bëjmë shumë më mirë se ajo që po bëjmë.

Të gjithë lojtarët duhet të ndihen gati. Është hera e parë që nuk fitojmë në 5 ndeshje radhazi, ndaj duhet të jenë të gjithë gati. Kemi luajtur shumë ndeshje, formacionin do ta vendos pas stërvitjes së sotme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat