Dramë në Itali, Vojvoda e Bajrami ndahen baras

Futboll

Dramë në Itali, Vojvoda e Bajrami ndahen baras

Nga: K. G. Më: 28 janar 2023 Në ora: 16:54
Empoli

Torino humbjen e sigurt e shndërroi në barazim (2:2) në finish të takimit në përballje me Empolin.

Deri në minutën e 82-të, Empoli ishte në epërsi me rezultat 2:0 por mysafirët për tre minuta barazuan.

Për Empolin shënuan Luperto (47'), Marin (69') dhe për Torinon realizuan Ricci (82') e Sanabria (85').

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit titullar për Torinon dhe u zëvendësua në minutën e 85-të, ndërsa ai i Shqipërisë, Nedim Bajrami, u aktivizua nga minuta e 72-të për Empolin. 

Bajrami u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 78-të.

Pas javës së 20-të, Empoli zë vendin e dhjetë me 26 pikë dhe Torino është në të tetin me 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat