Berisha jetër gol me fanellën e Augsburgut

Futboll

Berisha jetër gol me fanellën e Augsburgut

Më: 28 janar 2023 Në ora: 19:18
Berisha

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha ka vazhduar me gola te klubi gjerman, Augsburgu dhe i fundit ishte në ndeshjen ndaj Freiburgut në Bundesliga.

Freiburgu ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Augsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesliga.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua pikërisht nga sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha.

Berisha ishte i saktë nga penalltia në minutën e 29-të duke barazuar rezultat në 1-1.

Ky ishte goli i pestë për Berishën këtë sezon në Bundesliga, teksa ka edhe katër asistime deri tani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat