Paguhen shumë dhe luajnë pak

Futboll

Paguhen shumë dhe luajnë pak

Më: 28 janar 2023 Në ora: 19:43
Paguhen shumë dhe luajnë pak

Mes zgjedhjeve të gabuara dhe dëmtimesh, klubet e mëdha të Serisë A shpenzojnë rreth 90 mln euro neto në vit për të paguar rrogat e lojtarëve që luajnë pak ose aspak.

Parada e “Gazzetta” nis me interistët dhe specifikisht Korrean, të cilin Inzagi e transferoi nga Lacio, por ka koleksionuar vetëm 787′ (3 gola të shënuar), ndërsa paguhet 3.5 mln euro neto në vit. Zikaltrit kanë një tjetër emër që u rëndon bilancet, mbrojtësi brazilian Dalbert, i kthyer tek Interi pas huazimeve te Fiorentina, Ren dhe Kaljari, ndërsa është i dëmtuar në gju prej korrikut. Klubi i Zhang i paguan rrogën 1.2 milionë euro neto.

Në Milano një emër që është zhdukur është edhe ai i mbrojtësit gjerman Gosens, i cili ka luajtur vetëm 304 minuta në Serinë A, por paguhet 2.5 mln euro neto. Në këtë klasifikim nuk mungon as Lukaku, i cili mes dëmtimesh ka luajtur vetëm 369′ këtë sezon, por rrogën e ka 11.14 mln euro bruto (8.5 neto).

Te Juve zhgënjejnë Di Maria, nga i cili priteshin gjëra të mëdha, por ka bërë një sezon nën ritmet e zakonshme për 6 mln euro neto në vit.

Bardhezinjtë kanë në këtë klasifikim edhe Kaio Zhorzh (1.2 mln neto), Pogba (8 mln euro), Paredes 7 mln, Rugani 3.5 mln. Lacio e ngarkon faturën me Mohamed Fares (1.2 mln euro), ndërsa kampionët e Milanit me Bakajokon (2.5 mln), De Ketalaren (2.5 mln), Destin (3.5 mln), Origin (4 mln). Te kryesuesit e Napolit është Diego Deme (2.5 mln), ndërsa Romën e përfaqëson Vajnaldum, i cili pas debutimit në 14 gusht, një javë më vonë u dëmtua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat