Mourinho krahason Osimhenin me Drogbën

Futboll

Mourinho krahason Osimhenin me Drogbën

Më: 30 janar 2023 Në ora: 16:40
Mourinho dhe Osimheni

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka krahasuar Victor Osimhenin me sulmuesin legjendar të Chelseas, Didier Drogba.

Ky krahasim erdhi pas golit fantastik që nigeriani e realizoi ndaj klubit të portugezit, Romës, në derbin e mbrëmshëm në Serie A.

Osimheni e kishte realizuar golin e fitores në ndeshjen e kaluar në Olimpico.

Sidoqoftë, Mourinho ka kritika për yllin e Napolit sa u përket simulimeve.

“Ai është në nivel të njëjtë me Drogbën, mirëpo Didieri nuk simulonte. Nëse Viktori ndryson, atëherë në rregull,” ka thënë Mourinho.

“Do ta blija nëse do të isha te një klub me shumë para. Siqofotë, nëse ai shkon një ditë në Angli, atëherë duhet të ndryshojë sepse në Itali e durojnë atë lloj sjelkjeje, ndërkaq në Premier Ligë do t’i kundërviheshin keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat