Kërkon të vendosë rekorde

Futboll

Kërkon të vendosë rekorde

Më: 31 janar 2023 Në ora: 19:25
Enzo Fernandez

Boehly kërkon të vendosë rekorde në Premier League, Chelsea gati 120 mln euro për Enzo Fernandez

Milionat e harxhuara deri më tani nga Todd Boehly në drejtimin e Chelsea duket se nuk mjaftojnë, me “blutë” të cilët janë duke insistuar deri në minutën e fundit, për kampionin e botës, Enzo Fernandez, i cili pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League.

Sipas asaj çka raportojnë mediat angleze, 22-vjeçari është duke iu nënshtruar ekzaminimeve të zakonshme mjekësore përpara se të vishet zyrtarisht me ngjyrat e Chelsea.

Transferimi pritet t’i kushtojë, “bluve” të Londrës plot 120 milionë euro, shifër kjo që kalon dhe transferimin record të Premier League atë Jack Grealish, i cili kaloi nga Aston Villa te Manchester City për 117.5 milionë euro, në verën e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat