Trajneri i njohur e mbyll me Kombëtaren

Futboll

Trajneri i njohur e mbyll me Kombëtaren

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 14:11
Trajneri i njohur e mbyll me Kombëtaren

Carlos Queiroz nuk është më trajneri i kombëtares së Iranit. Vetë trajneri portugez ka njoftuar tifozët për përfundimin e aventurës së tij në pankinën e persëve.

“Ndërsa nis një udhëtim të ri, në mendje më kalojnë kaq shumë kujtime që do t’i ruaj me gëzim të madh. Do të doja të ndaja mirënjohjen time për lojtarët e mi të mëdhenj.

Faleminderit të gjithë stafit tim besnik, Federatës së Futbollit dhe të gjithëve që më kanë mbështetur mua dhe skuadrën”, shkruan Queiroz.

69-vjeçari qëndronte në stolin e Iranit prej shtatorit të vitit të kaluar, ndërkohë që drejtoi këtë Kombëtare edhe në periudhën prill 2011-janar 2019.

Queiroz ka qenë më parë trajneri i Real Madrid, Portugalisë, Sportingut të Lisbonës, Afrikës së Jugut, Kolumbisë dhe Egjiptit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat