Probleme financiare te Barcelona

Futboll

Probleme financiare te Barcelona

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:17
Probleme financiare te Barcelona

Barcelona do të duhet të bëjë një shitje të madhe përpara sezonit të ardhshëm për të ulur faturën e pagave të tyre.

Katalanasit së fundmi janë përballur me vështirësi në regjistrimin e kontratës së re të yllit të mesfushës Gavi. Pasi një gjyqtar ndërhyri dhe vendosi në favor të tyre të martën, 18-vjeçari më në fund u regjistrua dhe mori fanellën ikonë me numrin 6-të, dikur e veshur nga trajneri i tij aktual, Xavi.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka paralajmëruar se lidershipi spanjoll do të apelojë kundër vendimt. Duke se Tebas dëshiron t’i bëjë gjërat sa më të vështira për homologun e tij Joan Laporta, madje ai ka thënë se Barcelona supozohet se është 200 milionë euro mbi buxhetin e sezonit të ardshëm dhe duhet të ulin shumën nga fatura e tyre e pagave.

Kjo ka krijuar një hipotezë se Barcelona duhet të bëjë një shitje të madhe, një ose disa lojtarë të klasit të lartë për të balancuar rezervat dhe shtrohet pyetja se cili do të jetë më i rrezikuari për t’u sakrifikuar në verë.

Një nga emrat e parë mendohet të jetë De Jong, i cili vlerësohet me 80 milionë euro.

Ndoshta do të largohet edhe Kessie nga reparti i mesfushës. Ferran Torres është një tjetër emër i përfolur, i cili nuk konsiderohet një titullar i padiskutueshëm. Dembele mund të ishte emri i madh që klubi mund të siguronte të paktën 100 milionë euro, por Xavi nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë pasi francezi është në formë të shkëlqyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat