Leao kriset me Maldinin

Futboll

Leao kriset me Maldinin

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 18:07
Leao kriset me Maldinin

Me titullin e përplasur në faqen e parë, “La Gazzetta dello Sport” njoftoi të martën krisjen e raportit mes Milanit dhe Rafael Leaos, me rinovimin që ishte më pak i mundshëm se kurrë.

Sipas të përditshmes italiane, bisedimet janë ndërprerë pas takimit të nëntorit që palët patën mes tyre. Paolo Maldini dhe drejtorit Masara janë acaruar me sjelljen e portugezit, që duket se ka humbur edhe rendimentin në fushën e blertë.

Ajo që ka krisur raportin mes palëve është klauzola. Milani dëshiron të mbajë klauzolën prej 150 milionë eurosh në marrëveshjen aktuale, ndërsa menaxherët e Leaos po shtyjnë ta përgjysmojë atë.

Nga këtu edhe ngrirja e marrëveshjes. Marrëdhëniet gjithashtu të vështira për t’u mbajtur mes Maldinit dhe Zhorzh Mendeshit, avokatit Ted Dimvula dhe gjithashtu babait të Rafas. Ndaj është bllokuar rinovimi i kontratës që skadon në fund të vitit 2024 dhe situata duket vërtet e vështirë për t’u zhbllokuar. Kuqezinjtë nuk duan të vënë kushte, por numërimi së prapthi duket se ka nisur.

EDHE TEO-PIOLI – Teo Hernandez përfundoi përsëri në qendër të kritikave për paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Sasuolos. Por ka nga ata që pyesin nëse ka diçka tjetër pas performancës së tij (dhe asaj të Milanit). Pozicioni dhe qëndrimi në fushë i mëngjarashit nuk kanë kaluar pa u vënë re. Mbrojtësi francez ka qenë një nga më të dobëtit (nëse jo më i dobëti në përgjithësi) për kuqezinjtë në këtë fillim 2023- shi.

Pesë shuplakat e marra në shtëpi një javë para derbit, pas goditjeve majtas e djathtas (mes Kupës së Italisë dhe Superkupës), humbjes së kontaktit me liderët dhe Napoli kanë ndikuar në daljen e “Djallit” nga zona Champions . Nga 2-2 me Romën, sikur drita e Teos është fikur, e që atëherë skuadra e Piolit është bllokuar.

Edhe në Leçe francezi me autogolin e tij i prishi punë Milanit, që në fund mezi barazoi 2-2, teksa mungoi ndaj Lacios. Mungesë e çuditshme për një mbilodhje muskulore, të cilën lojtari e kaloi shumë shpejt pasi menjëherë një ditë më pas u stërvit me shokët.

Mbrojtësi është një hije e vetes: dhe defektet e dikurshme kanë nisur të përsëriten. Ndaj Sasuolos u pa në të paktën dy gola që nuk ndiqte rivalët, teksa galopimet e dikurshme janë një kujtim. Përflitet se mes Teos dhe trajnerit Pioli ka pasur një përplasje pas kthimit nga Botërori. Krisja nuk është shëruar dhe mbrojtësi nuk duket i qetë, çka e pasqyron edhe gjatë ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat